Një grua plagoset me armë zjarri në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është plagosur me armë zjarri në Prizren.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një burrë.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.