Një grua plagoset me armë zjarri në Prishtinë - NACIONALE

Një grua plagoset me armë zjarri në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë.

Viktima është një grua, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Mukadeze Lika" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”, tha ajo.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.

Lajme të ngjashme