Një grua ngacmohet seksualisht në Prishtinë, i dyshuari lirohet
Është arrestuar një burrë nën dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht një grua në Prishtinë.
Sipas raporti 24 orësh të policisë, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
Raporti i plotë:
NGACMIM SEKSUAL
Prishtinë 22.11.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
