Një grua rrëmbehet e më pas dhunohet nga tre burra në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar pasi kanë rrëmbyer e me pas dhunuar një grua në Obiliq.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
RREMBIM/DHUNIM
Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.