Një grua goditet nga një automjet në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Kosovë, rreth orës 22:00, ku një grua është goditur nga një automjet.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se viktima është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti.