Një grua e rrah ish-burrin e saj në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-burrin e saj me të cilin ishin ndarë.
Sipas raporti 24 orësh të policisë, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “sulm”.
Raporti i plotë:
SULM
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.02.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin mashkull kosovar-ish bashkëshortin me të cilin ishin ndarë. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
