Një grua alivanoset dhe vdes në korridorin e QKMF-së në Skenderaj, policia po e heton rastin
Policia e Kosovës ka njofuar se po heton vdekjen e një gruaje me nevoja të veçanta në Skenderaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, thuhet se viktima kishte shkuar për kontroll në QKMF në Skenderar, ku ishte alivanosur dhe kishte vdekur.
“Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.” – thotë policia.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 27.12.2023-08:18. Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.