Një ditë para vendimit të madh, Endrit Thaçi niset drejt Hagës - NACIONALE

Një ditë para vendimit të madh, Endrit Thaçi niset drejt Hagës

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi është nisur drejt Hagës, një ditë para vendimit për babain e tij dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Abelard Tahiri, ish-deputeti i PDK-së, ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku ka shkruar “Me Endritin, drejt Hagës”.

“Me Endritin, drejt Hagës.

Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij.

Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme