Një ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti takohet me sekretarin e NATO-s
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 17 gusht do të takohet me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Lajmin e ka konfirmuar zyra për media e NATO-s, nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Aty thuhet se pas takimit, do të ketë edhe konferencë për media, raporton Nacionale.
Ky takim do të zhvillohet një ditë para se Kurti të takohet me presidentin e Serbisë, Vuçiq.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu edhe me presidentin serb.