Një burrë sulmohet nga 7-8 persona në Leposaviq
Një kosovar ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar nga 7-8 persona në Leposaviq.
Ai i ka thënë policisë se tre nga ta i ka njohur, prej të cilëve dy ishin kosovarë dhe një shtetas i Serbisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa të dyshuarit po kërkohen nga policia.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM
Leposaviq (NN) 22.10.2022 – 21:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar nga 7-8 persona, tre prej të cilëve i ka njohur (dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë). Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
