Një burrë raporton se i është djegur toka e mbjellur me pemë në Leqinë të Skenderajt, vlera e dëmit 20 mijë euro
Një burrë ka raportuar se nga zjarri është përfshirë toka e mbjellur me fidane-pemë në fshatin Leqinë të Skenderajt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro.
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 - 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000. Rasti në procedurë hetimore.