Një burrë i sulmon me thikë dy vëllezër në Fushë Kosovë
Një burrë ka sulmuar fizikisht dhe me thikë dy vëllëzër në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ku njëri nga ta është liruar ndërsa tjetri po vazhdon trajtimin në QKUK.
I dyshuari nuk është kapur dhe gjendet në arrati.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË&PJESMARRJE NË RRAHJE
Fushë Kosovë, 18.12.2023, 22:26. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati.