Një burrë gjendet i vdekur në shëpinë e tij në Mitrovicën Veriore
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku përgjegjës.
Raporti i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Mitrovicë Veri. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
