Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot, policia jep detaje - NACIONALE

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se të enjten një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot.

Në njoftimin për media të policisë është thënë se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar nga QMF-ja në Viti.

Sipas policisë, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme