Një burrë e ulë fëmijën e tij në pjesën e pasme të trotinetit elektrik
Sot, një video e regjistruar nga qytetarët (publikuar në faqën "Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë") tregon se si një person ka vendosur pas vetes një fëmijë të vogël në një trotinet elektrik.
Trotineti elektrik është projektuar vetëm për një person. Gjithashtu, burri dhe fëmija ndodhen pa asnjë masë mbrojtëse duke lëvizur në pjesë të rrugës ku nuk ka korsi të caktuar për lëvizjen e mjetit.