Një burim thotë se Merzi i Gjermanisë e ka anuluar vizitën në ShBA - NACIONALE

Një burim thotë se Merzi i Gjermanisë e ka anuluar vizitën në ShBA

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, nuk do të udhëtojë për në Nju-Jork javën e kaluar, siç kishte planifikuar, sepse prania e tij kërkohet në Berlin, tha të martën një burim qeveritar.

Kancelari konservator është vënë nën trysni pas një rezultati historik për partinë e së djathtës ekstreme, AfD, në shtetin e Saksonisë-Anhaltit më 6 shtator, ndërsa dy palë zgjedhje të tjera rajonale do të shërbejnë si test i ri për të të dielën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Merzi kishte planifikuar që të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Lajme të ngjashme