Një batalion gjerman këmbësorie i shtohet KFOR-it javëve të ardhshme
Ushtria gjermane do të shtojë edhe një batalion këmbësorie në Kosovë në kuadër të forcës paqembajtëse të KFOR-it, ashtu siç edhe ishte njoftuar qysh vitin e kaluar se Bundeswehr-i do të dërgojë diku deri 150 trupa shtesë.
Një revistë që trajton çështje të sigurisë njoftoi se – përveç 80 trupave gjermane – do të shtohet edhe një kontigjent këmbësorie.
“Misioni #KFOR në #Kosovë funksionon për 25 vjet. Është vendosja më e gjatë e huaj e Bundeswehr-it. Në javët e ardhshme, kontingjenti gjerman do të përforcohet nga një kompani këmbësorie. Situata e sigurisë në vend mbetet e paqëndrueshme”, ka shkruar kjo revistë.
❗Der #KFOR-Einsatz im #Kosovo läuft seit 25 Jahren. Es ist der längste Auslandseinsatz der Bundeswehr. In den nächsten Wochen soll das deutsche Kontingent durch eine Infanteriekompanie verstärkt werden. Die Sicherheitslage in dem Land ist nach wie vor labil. @Bw_Einsatz pic.twitter.com/LvqKo0HU8E
— .loyal - Das Magazin für Sicherheitspolitik (@loyalmagazin) March 11, 2024