Aksident trafiku në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë - NACIONALE

Aksident trafiku në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.

Sipas fotografisë të dërguar nga lexues të Nacionales, shihet një veturë e rrokullisur e cila ka përfunduar jashtë rruge.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Vlora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, tha Ahmeti për Nacionale.

Lajme të ngjashme