Një adoleshent mbytet nga peshkaqeni në Australi - NACIONALE

Një adoleshent mbytet nga peshkaqeni në Australi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një djalë adoleshent ka vdekur nga një sulm peshkaqeni në një zonë të popullarizuar turistike në Australi Jugore, ka thënë policia e këtij shteti.

Trupi i të riut u nxor nga uji pas sulmit, afër plazhit Ehtel në Parkun Kombëtar “Innes” të Gadishullit Yorke, thanë zyrtarët, raporton televizioni BBC.

Një banor lokal i tha televizionit “ABC News” se sulmi i së enjtes është rasti i parë fatal në atë zonë për të cilin kishte dëgjuar.

Megjithatë, ky është vetëm njëri nga disa sulmet për të cilat është raportuar rishtazi në ujërat e Australisë Jugore.

“Me pikëllim, trupi i një djali adoleshent është nxjerrë nga uji”- thuhet në një deklaratë të policisë, pa e treguar moshën e viktimës.

Banori Marty Goody, i cili ka bërë surfing në atë zonë me dekada, tha se vlerëson që djali mund të ketë qenë rreth 30 deri në 40 metra larg bregut të detit.

Sipas tij, në atë zonë ka pasur gjithmonë peshkaqenë, “por duket se ka shumë më shumë tani”.

Në maj, një surfist u mbyt nga një peshkaqen në Gadishullin Eyre, ndërsa në shkurt, një vajzë u kafshua nga një peshkaqen në Perth.

Lajme të ngjashme