Një 48 vjeçare gjendet pa shenja jete në Obiliq, Policia jep detaje
Një grua është gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Policia ka nisur hetimet, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”, ka deklaruar Ahmeti.