Një 40-vjeçar kapet me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 40-vjeçar në Ferizaj është ndalur në policia pasi është kapur me armë zjarri në një lokal në këtë qytet.
Në njoftimin e policisë është thënë se rastin ka ndodhur dielën rreth orës 23:45 në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Gjatë veprimeve hetimore, sipas policisë, është gjetur edhe armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur sapo kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.
“Arma e zjarrit (pistoletë) me tre (3) fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit M.H ( 40 vjeç) është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e Policisë.