Një 12-vjeçar shqiptar mbytet në plazhin e Ulqinit - NACIONALE

Një 12-vjeçar shqiptar mbytet në plazhin e Ulqinit

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Sipas gazetes malazeze, Vijesti, një djalë 12-vjeçar nga Prizreni i Kosovës është mbytur të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 3 gusht rreth orës 15:00, por mediat malazeze kanë raportuar sot.

Kur ekipi mjekësor i urgjencës mbërriti në vendngjarje, ata tentuan reanimimin por dështuan. Rasti i është vënë në dijeni Prokurorisë së Lartë të Shtetit të Podgoricës, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit. Ai u mbyt, sipas autopsisë.

Sipas Vijesti, djali ka shkuar në plazh me vëllain e tij por nuk ka qenë në dijeni se po mbytej.

Para se të mbërrinte ambulanca, ekipet e shpëtimit tentuan kthimin në jetë por deshtuan, por dështuan.

Lajme të ngjashme