Nitaj i AAK-së: Ndryshimin e kufijve e ka kërkuar Serbia - NACIONALE

Nitaj i AAK-së: Ndryshimin e kufijve e ka kërkuar Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar ata që po shprehen pro idesë së ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Ai ka thënë se këtë zgjidhje prej vitesh e ka kërkuar Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nitaj ka shkruar se këtë kërkesës Serbia nuk e ka bërë për të mirën e Kosovës.

Disa po e kritikojnë Qeverinë pse ajo nuk e mori me kohë vendimin per shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për targat. Këta, mbase me të drejtë, vlerësojnë se Kosovës i janë shkaktuar një varg dëmesh nga kjo shtyrje, dhe ajo ka dalë humbëse në këtë betejë. Disa të tjerë, kanë filluar ta kundërshtojnë planin që çarshia po e quan franko-gjerman, madje edhe duke dhënë propozime se cila do të ishte alternativa e refuzimit të këtij Plani. Po thonë zgjidhja është ndryshimi ose korrigjimi i kufijve. Ndoshta! Veç nuk besoj ta keni harruar se ka vite që këtë zgjidhje (ndryshimin e kufijve) e ka kërkuar Serbia dhe aspak e besueshme që këtë kërkesë ta ketë bërë për të mirën e Kosovës!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të ngjashme