Nisja e hetimeve ndaj Liburn Aliut, deputeti i VV-së ‘terr e zi’ për prokurorinë: “Janë kundër vullnetit të qytetarëve”
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili dyshohet për shkaktim-dëm buxhetit të shtetit në shuma prej miliona euro në çështjen e shlyerjes së paligjshme të borxheve të ambalazhuesve të ujit, por deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, s’i bën përshtypje përmbajtja.
Në një reagim në Facebook deputeti sulmoi Prokurorinë Speciale sikur të ishte në pronësi dhe shërbim të opozitës.
“Prokuroria speciale çdo ditë e më shumë po i ridëshmon dy gjëra: që është e kapur dhe vegël e opozitës. Vetëm disa ditë pas paralajmërimeve nga deputetë opozitarë se disa ministra po hetohen, fillojnë raportimet për hetimet ndaj ministrit Aliu”.
“Opozita po i reziston reformës. Prokuroria po i reziston vettingut. Kjo bashkë pazaret e favoret nga e kaluara i ka bërë bashkë në një ekip, all-in kundër LV-së, por edhe kundër vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ai.