Nis vendosja e kamerave nëpër shkollat e Prishtinës - NACIONALE

Nis vendosja e kamerave nëpër shkollat e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se ka filluar të jetësohet plani për siguri në shkollat e kryeqytetit.

Ajo përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se kanë filluar të vendosin kamerat e sigurisë në shkollat në Prishtinë.

Musmurati ka thënë se rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe të bëhen hapa konkretë që rrisin sigurinë.

Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Musmurati.

Lajme të ngjashme