Nis takimi Kurti-Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Aty do të takohet me kryeministrin e Kosvoës, Albin Kurti.
Ky takim vjen pak ditë pas marrëveshjes për targat në Bruksel, transmeton Nacionale.
Lajçak para Prishtinës, ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.