Nis takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së
Tashmë ka filluar takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).
Ky takim po mbahet në zyrën e presidentes Osmani.
Në fotot shihet kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Takimi po mbahet rreth Ligjit për Pagën Minimale i cili u miratua javën e kaluar në Kuvend, e nga i cili ligj janë përjashtuar vetranët e UÇK-së.



