Nis takimi i Kurtit me opozitën, por pa PDK-në - NACIONALE

Nis takimi i Kurtit me opozitën, por pa PDK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar takimi i kryeministrit Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimit bashkë më opozitën.

Në këtë takim ku po marrin pjesë LDK dhe AAK, pritet të diskutohet rreth dialogut.

PDK nuk kishte pranuar të merrte pjesë në këtë takim, pasi që sipas tyre dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik.

“Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë ju inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat”, ishte shprehur Krasnqi.

Kurti i kishte dërguar ftesë partive opozitare si shkak i informimit të procesit të dialogut.

Madje ai kishte shtuar se mes vete nuk duhet ta tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.

Lajme të ngjashme