Nis sot në Prishtinë festivali i kafes dhe çajit
Sot në Prishtinë fillon festivali i kafes dhe çajit. Ky është edicionin i 6-të.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën, në ora 10:00, ndërsa festivali do të qëndrojë i hapur deri në pra 21:00.
“Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse. Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, më 11, 12 dhe 13 tetor.