Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Qipro
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një postimi ka njoftuar se tashmë ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Qipro.
"Dardanët" do ta zhvillojnë përballjen ndaj Qipros në "Fadil Vokrri" në datën 27.09.2022, derisa tani ka nisur shitja e biletave.
Cmimet vazhdojnë të jenë të njëjta, pra veri dhe jug nga 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP - 80 euro.
Për t’u pajisur me biletë kliko: KËTU.