Nis dëshminë dëshmitari 62: Thotë se është ndaluar e rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së - NACIONALE

Nis dëshminë dëshmitari 62: Thotë se është ndaluar e rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar gjykimi në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari 62 atje ka filluar me dëshminë. Zyra e Prokurorit të Specializuar në përmbledhjen e lexuar, kanë bërë të ditur se dëshmitari pretendohet të jetë arrestuar e rrahur nga disa pjesëtarë të UÇK-së.

“Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria këtë mëngjes, është dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin W03878, i cili po dëshmon përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në fillim të vitit 1999”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme