Nipi i Ismail Qemalit: Dua t’i sjell të gjitha dokumentet e familjes në Shqipëri
Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit, me rastin e 110 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë për EuronewsAlbania, ka folur për ekspozitën që është hapur në në shtëpinë e Nedim Vlorës në Bari të Italisë.
Ai ka thënë se një ditë këto dokumente e shkrime të Ismalit Qemalit do t’i sjell në Shqipëri.
“Rasti m’u dha nga vëllezërit masonë në Shqipëri, të cilëve iu tregova arkivin time me 5-6 volume dokumentesh nga fundi i viteve ‘800 deri në vitet ’60. Më duhet të falenderoj edhe kryeministrin për ndjeshmërinë. Do të doja t’i sillja të gjitha dokumentet në Shqipëri, por do të doja të kisha në vend ku t’i depozitoj dhe ku historianët të kenë mundësi t’i shohin. Në një zarf ishte shkruar një adresë, që tregonte një rezidencë të Ismail Qemalit në Napoli. Qoftë edhe me anë të zarfeve është e mundur të ndjekim rrugëtimin e tij. Jam i kënaqur pasi libri i ka dhënë jetë qindra personazheve të lënë në harresë. Ishte e lodhshme të lidhje një periudhë të 1400 me më pas, kur u ndërrua feja”, ka thënë ai Nedim Vlora.
