Ngritet shtatorja e Demaçit, Kurti: Njeri që jetoi përnjëmend, me lirinë si kusht të ezkistencë - NACIONALE

Ngritet shtatorja e Demaçit, Kurti: Njeri që jetoi përnjëmend, me lirinë si kusht të ezkistencë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë shpalosjesa së përmendores në Podujevë në nderim të ish-veprimtarit të madh dhe shkrimtarit, Adem Demaçi, e lartësoi me fjalë figurën e tij duke thënë se “Adem Demani prehen në paqe sepse jetoi përnjëmend”.

“Adem Demaçi e ngreh lirinë e vet mbi gjatësinë e trojeve, mbi gjeografinë e vullnetit. Adem Demaçi e ndau peshën e burgut me mendjen e të mëdhenjve të këtij kombi, andaj burgu nuk iu duk i rëndë. Kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, duhet dyshuar te liria. Ky njeri i madh që sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës”, ka thënë Kurti.

“Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është njëherësh shenja e guximit dhe barra e drejtësisë që ne i premtojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ja vlen. Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme