Ngritet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve, M.P. dhe Zh.Z nën dyshimet se janë përgjegjës për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile.
ATa akuzohen për një sërë veprash të rënda, duke përfshirë vrasjen, torturën, trajtimin çnjerëzor, frikësimin, shkatërrimin e pronës, deportimin masiv dhe spastrimin etnik që kishin për cak popullatën civile shqiptare në Komunën e Istogut gjatë Luftës së Kosovës.
“Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore relevante për këtë aktakuzë, pati dy raste të dhunës seksuale ndaj viktimave të nacionalitet shqiptar. Gjithashtu, gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në Komunën e Istogut, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur, rreth 250 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale”, thuhet në njoftim.