Ngjarjet që janë planifikuar për sot
Janë dy ngjarje të cilat janë planifikuar për sot. Meqenëse ditë e diel, nuk ka volum të madh të ngjarjeve të parapara. Sidoqoftë janë dy sosh.
Njëra, në mëngjes e “ndërkombëtare”, kurse tjetra, në mbrëmje e vendore.
10:30
Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, në sheshin Edit Durham – afër Hotel Grand.
19:00
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) organizon shfaqjen e filmit “Fusha e Mëllenjave”, të regjisores Arzana Kraja, në përkujtim të saj, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta. Me këtë film do të hapet Muaji Evropian i Filmit. (Kino “Armata”, Prishtinë)