Ngjarjet e planifikuara për sot - NACIONALE

Ngjarjet e planifikuara për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë, për sot janë planifikuar të mbahen dy ngjarje.

Njëra nga to, është testi me shkrim i KGJK-së për rekurtimin e gjyqtarëve dhe ngjarja të tjetër ka të bëjë me vizitën e presidentit të Maltës, George Vella, në Kosovë.

Ngjarjet:

07:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia civile. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella, i cili do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit, Osmani dhe Vella do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Kabineti i Presidentes)

Lajme të ngjashme