Ngjarjet e datës 12 tetor - NACIONALE

Ngjarjet e datës 12 tetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2022.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shqyrton Raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (Ambientet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 10:30)

Partia Socialdemokrate do të fillojë fushatën e saj me programin e ri "Bazë", me ç'rast do të mbahet edhe konferencë për media ku do të flas kryetari Dardan Molliqaj. (Sheshi "Skënderbeu". ora 11:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën më ç'rast do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 13:00)

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave gjermane dhe zvicerane në Kosovë do të përurojnë Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Komuna e Pejës, ora 14:00)

Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)


Lajme të ngjashme