Ngjarje e rëndë në Prishtinë, një grua raportohet se ka vrarë kunatin e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vranjevc të Prishtinës ku një grua ka qëlluar për vdekje një burrë.
Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
"Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast", ka thënë Ahmeti.
Siç raporton Sinjali, gruaja ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit.
Lajmi në përditësim...