Ngjarje e rëndë në plazhin e Talës: Mbyten dy të mitura - NACIONALE

Ngjarje e rëndë në plazhin e Talës: Mbyten dy të mitura

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Talës në Lezhë, ku dyshohet se janë mbytur dy të mitura të moshave 9 dhe 11 vjeç.

Dy të miturat, siç ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë, ishin duke u larë në det në plazhin e Talës.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50.

“Lezhë / Informacion paraprak: Rreth orës 12:50, në plazhin e Talës, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme