Ngjarje e rëndë në Mallakastër, 30 vjeçari vret babanë - NACIONALE

Ngjarje e rëndë në Mallakastër, 30 vjeçari vret babanë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër të Shqipërisë. Policia e shtetit ka njoftuar se një 30 vjeçar, i cili raportohet se vuan nga shëndeti mendor, ka vrarë babanë e tij 73 vjeçar.

Siç njofton Policia, viktima ka mbetur i vdekur pasi është sulmuar më sende të forta.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja”, ka shkrua policia shqiptare në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme