Ngjarje e rëndë në Himarë: Vdes një holandeze 23 vjeçare, lëndohet një 18 vjeçare
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Gjirit të Filikut në Himarë.
Sipas mediave në Shqipëri, dyshohet se një shtetase holandeze, M. B., 23 vjeçe, ka rënë aksidentalisht gjatë zbritjes nga një shkëmb me litar.
Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e incidentit, është lënduar edhe një shtetase franceze, J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej pranë vendngjarjes. Ajo po merr trajtim mjekësor në spital.