Ngazëllimi i Pecit se “kena me i sos krejt”, Tahiri qeshet: Qitma Albinin, me të jam kanë në garë, ky s’vjen në shprehje
Fitorja në emër të Vetëvendosjes në garën për Mitrovicën del t’i ketë depërtuar nën lëkurë Faton Pecit të Guxo-s, i cili përdori fjalët e Glauk Konjufcës, të famshmet, “le të dalin dorë për dore, krejt...kena me i sos”.
Arian Tahirit të PDK-së iu kthye ky moment i Pecit për ta komentuar në “Debat Plus”.
“Albini qite, jo këta. Albinin. Unë në garë jam kanë me Albinin. Ky as në shprehje nuk ish, Albinin qite, me ata duhet me u marrë”, tha Tahiri.