Ngarkohen pikëkalimet kufitare të Kosovës, pritje të gjata deri 4 orë në Merdare
Gjendja në pikat kufitare të Kosovës ka vazhduar të jetë e ngarkuar gjatë tërë ditës.
Në fakt, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të publikuara në orën 17:56, pritjet vazhdojnë te jënë të gjata në dalje të pikës kufitare të Merdares.
Makinat që presin për të dalë nga Merdarja, pop resin me orë të tëra, gjersa kolona është e gjatë dy kilometra.

Ndërsa, në pikët kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet për të dalur janë më të shkurtra, deri në 40-50 minuta dhe kolona është 400 metra.
Edhe Jarinja është më pak e ngarkuar, me vetëm 20-30 minuta në dalje dhe me kolona deri në 60 metra të gjata.