nga Shakespeare në kthimin e Lukakut - NACIONALE

nga Shakespeare në kthimin e Lukakut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

S P O R T

Interi ka përdorur citatet e sonatës 109 të William Shakespeare në një video për të festuar kthimin e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg u kthye në Guiseppe Meazza në formë huazimi, 10 muaj pasi kaloi në Chelsea nga po e njëjta skuadër për 113 milionë euro. Belgu në asnjë kohë nuk i justifikoi paratë që të kaltrit kishin shpenzuar në të, duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.

29-vjeçari mbajti kontakt gjithmonë me drejtorët e Interit dhe trajnerin Simone Inzaghi, ku kjo e ndihmoi që të arrihej një marrëveshje e përkohshme, pra huazim njëvjeçar në vlerë të tetë milionë eurove.

Lukaku është duke u përgatitur në qytetin e Sardenjës me trajnerin atletik të skuadrës, ndërsa grumbullimi i parë i skuadrës pritet të bëhet sot.

Videon me citatet e sonatës 109 të Shakespearit mund ta ndiqni më poshtë.

Lajme të ngjashme