Nga Qeveria tregojnë se si do t'i zbriten pagat Prokurorëve e Gjyqtarëve
Zëvendës ministri i MPB-së, Bardhyl Dobra pas mbledhje së rregullt të Qeverisë ka dhënë detaje për vendimin për t’i kthyer pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe komplet sistemit të drejtësisë, ashtu sikur ishin para vitit 2017.
E detaje se si do ta jenë pagat ka dhënë zëvendës ministri i MPB-së Bardhyl Dobra.
Ai ka thënë se askush në vend nuk guxon në bazë të Kushtetutës që ta ketë pagën më të lartë se sa presidentja e vendit.
“Piramida është e tillë që presidentja e vendit është në krye të piramidës së pagave. N e gjitha që po bëjmë është respektimi i kushtetutës. Në rast se dikujt i zbriten pagat, ne e kemi paraparë që atyre potencialisht do t’u zbriten pagat, do të behet në mënyrë graduale”, ka deklaruar Dobra.
Tutje ai ka shpjeguar se zvogëlimi i pagave për komplet sistemin e drejtësisë do të hyjë në fuqi me Ligjin e Pagave, por mënyra se si do të ekzekutohet do të jetë kjo.
“I bie që vitin e parë, kur hynë në fuqi Ligji i Pgavae ata vazhdojnë ta marrin prap pagën e njëjtë, ndërsa në vitin e dytë e marrin 50 për qind të diferencës”, ka shpjeguar ai.