Nga Oda Ekonomike i bëjnë thirrje Qeverisë t'i ndihmojë bizneset - NACIONALE

Nga Oda Ekonomike i bëjnë thirrje Qeverisë t'i ndihmojë bizneset

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka bërë të ditur se me marrjen e detyrës së re do të jetë partnerë konstruktiv i të gjitha institucioneve përfshirë Kuvendin, Qeverinë dhe presidencën.

Rafuna theksoi se te gjitha bizneset janë duke u përballur me sfida të mëdha që nga koha e pandemisë e deri tani me çështjen e reduktimit të energjisë elektrike.

Me një dialog publiko-privat me Qeverinë dhe Kuvendin, Rafuna është i bindur se do të gjejnë zgjidhje që të ndihmojnë bizneset për t’i tejkaluar këto sfida.

“Bizneset tona janë duke u përballë me sfida të ndryshme. Sfida e parë ka qenë që kanë qenë të mbyllur gjatë pandemisë dhe mbijetesa mbas pandemisë. Tani shqetësim është çështja e reduktimit të energjisë elektrike”.“Dhe pritjet tona janë që me një dialog publiko-privat me qeverinë dhe kuvendin jemi të bindur që do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira që ta ndihmojnë biznesin t’i tejkalojë sa më pak pasoja këto sfida”.

Lajme të ngjashme