Nga nesër, letërnjoftimi dhe pasaporta e Serbisë nuk vlejnë në Kosovë - NACIONALE

Nga nesër, letërnjoftimi dhe pasaporta e Serbisë nuk vlejnë në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke nisur nga nesër, pasaporta dhe letërnjoftimi i Serbisë nuk do të lejohen në Kosovë.

Të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë, do të pajisjen me një dokument të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky dokument do të vlejë 90 ditë, duke zbatuar reciprocitetin pasi masën e njëjtë, Serbia e ushtron vazhdimisht ndaj Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje kishte thënë se kjo masë është e nevojshme duke ditur se njëjtë vlen për kosovarët në Serbi.

"Të bëhet zhvlerësimi i targave nga koha e Millosheviqit te targat RKS, në përputhje me respektimin e ligjit dhe kushtetutës. Uroj që nga e hëna e 1 gushtir, sa më shumë qytetarë serbë të vendit tonë ta bëjnë këtë kalim në regjistrin legjitim dhe legal të Kosovës. Sa i përket vendkalimeve kufitare, çdo qytetar i Kosovës, kur e kalon kufirin për Serbi, pajisjet me dokument shtesë. Ne nuk do t’i kishim preferuar asnjëherë këto, por, nëse ka dokument që qytetarët tanë e marrin për në Serbi, duhet të ketë një të tillë edhe kur qytetari i Serbisë hyn në Kosovë", tha Kurti.

Lajme të ngjashme