Nga nesër hyn në fuqi vendimi i ri për targat
Nga nesër më 1 nëntor, hyjnë në fuqi masat e reja për targat të cilat u “qartësuan”, javën e kaluar nga Qeveria Kurti.
Vendimi i Qeverisë Kurti përfshinë disa faza për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.
Kurti tha se fillimisht për serbët do të ketë qortim, pastaj gjobitje, e më vonë konfiskim.
“Për 3 javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor masa do të jetë e qortimit. Nga 21 nëntori për 2 muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i vendit.
Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga SHBA dhe BE, të cilët u shprehën të zhgënjyer me vendimin e qeverisë.
