I akuzon rëndë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokati Halilaj shfaqet në festën e Guxo-s
Avokati Gazmend Halilaj, i cili akuzon rëndë ish- krerët e UÇK-së, ka marrë pjesë në festën e shënimit të përvjetorit të parë të Partisë Guxo.
Halilaj më anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar nga ministrja e Punëve të Jashtmë, Donika Gërvalla në ketë ngjarje festive. Por, edhe në njoftimin për festën e përvjetorit të parë të partisë, ai gjenë kohë për akuza ndaj ish- liderëvë të UÇK-së.
“Miq të dashur - falë mbështetjes Tuaj, isha i ftuar nga znj. Donika, me një pritje të Jashtë zakontë. I Urova gjithë të mirat ,,mbështetje në çdo kohë krenarisë tonë: znj. Vjosa, z. Albini, znj.Donika dhe gjithë kabinetit të tyre”, ka shkruar Halilaj.
“Ndërsa për zhvatësit dhe vëllavrasësit Dielli nuk do të lindë asnjë here”, shkruan tutje.
Ky nuk është rasti i parë i “mysafirit” të zonjës Gërvalla, që hedhë akuza ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte hedhur vrer edhe ndaj "Marshit për Drejtësi" në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara. Ai e kishte vlerësuar marshin si “Protesta të Turpit”.
Avokati në fjalë aludonte se vrasësit e disa figurave politike të vrarë pasluftës ishin duke u mbrojtur përmes marshit.
“Marshoni kah të doni.
Por, vrasja e atëdhetarëve Haki Imeri, hetuesit policor Hajdar Ahmeti e shumë tjerë, me në fund po marrin drejtimin e duhur. Ku po mbetëni Ju, qe heshtet ndaj vrasjëve të bijve me të mirë të ketij vendi”, kishte shkruar ai.
“Me q'farë ndërgjegjie nesër u dilni përpara Familjëve te të vrarëve.
Ngoni mirë, shumë nga keto figura janë klient të mi, qe unë se bashku me Prokurorine po e bejmë ndjekjën e vrasësve të tyre.
Një gjë mbani mend.. edhe dielli mu ndal, ne nuk ndalëmi....për vrasesit e ketyre figurave asgjë tjetër pos BURGIM TË PËRJETËSHEM”, kishte shkruar Halilaj.
E një vit me parë, ai kishte disa paralajmërime për të gjykuarit në Gjykatën Speciale.
“Ngoni mirë, …..kem me ua dridh tokën nër këmbë gjatë ballafaqimit me ju, pranë Gjykatës Speciale për krimet që ia keni ba këtij vendi….”, kishte shkruar ai.
