Nexhmedin Spahiu: Vendimi i Qeverisë për reciprocitetin në targa, i pamatur
Në një prononcim për gazetën Kosovo Online, analisti i njohur Nexhmedin Spahiu është shprehur se vendimi i Qeverisë për reciprocitetin në letërnjoftime është “i pamatur”.
Në këtë prononcim, ai madje është shprehur se duhej të shfuqizoheshin të gjitha procedurat e panevojshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo procedurë nuk është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit, por nuk është as në frymë të mirë.” – u shpreh ai për KO.
Ai i lë fajin për një vendim të tillë nga Qeveria Kurti II ngecies në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.
“Kjo s’do të kisthe ndodhur sikur të kishte pasur progres në dialog dhe sikur pengesat për tabelat e veturave dhe letërnjoftimeve të ishin hequr nga Serbia. Kjo procedurë është krejtësisht e panevojshme, sepse pa letërnjoftim nuk mund të marrësh çertifikatë të vendbanimit... Njohja e letërnjoftimeve dhe pasaportave nuk nënkupton njohje të shtetit. Greqia i njeh letërnjoftimet e targat tona, por nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Njësoj edhe Sllovakia me Rumaninë.” – ka thënë z. Spahiu